Avokati i Ilir Beqajt, Ermal Yzeiraj, është shprehur se nuk është njoftuar për kontrollet në banesën e ish-ministrit.
Komentet Beqaj i bëri në një deklaratë pas daljes nga SPAK, ku tha se Ilir Beqaj është i hapur ndaj hetimeve që po zhvillohen ndaj tij.
Ai nuk dha më shumë detaje shtesë mbi procesin hetimor, pasi sipas tij, është pjesë e sekretit hetimor.
“Nuk jam njoftuar për kontrollin e ushtruar. Gjykata kishte marrë vendimin për kontrollin e banesës së Ilir Beqajt. Ne po futemi në detaje të çështjes që përbëjnë sekret hetimor dhe ashtu siç ekziston detyrimi për mosdaljen e sekretit hetimor edhe nga organi i procedurës, ekziston edhe për personat nën hetim dhe avokatët e tyre.
Mund të them që vendimi i gjykatës i kishte të regjistruar emrat e personave. Mendoj se është diçka normale. Dyshimet e Prokurorëve janë evidentuar te vendimi i Gjykatës, por unë për momentin nuk mund të them detaje rreth çështjes.
Janë disa çështje që prekin Ilir Beqajn, por nuk mund të… Ajo që ja vlen të komentoj është dëshira e Beqajt që të jetë i hapur ndaj hetimeve dhe këtë e vërteton edhe fakti që ai nuk ka lajmëruar avokatët për kontrollin e banesës. Di që në shtëpinë e Beqajt ka pasur kompytera, celularë dhe dokumenta”, tha Yzeiraj.