Gazetari i ekonomisë, Klodian Tomorri ka zbërthyer skemën e shitjes së Delta Pharama, kompani e cila po hetohet nga SPAK dhe që dyshohet se ka lidhje me ish-ministrin e Shendetësisë, Ilir Beqaj.
Delta Pharma në pronësi i Eduart Currajt, u shit nga i fundit, duke futur në “Delta Holdin’ edhe shtetasin Dorian Sadiku, i cili mori 50% të aksioneve. “Pra, Sadiku ka hyre pa asnjë lek ne një biznes 40 milione euro ne vit.
Dhe cmimin e blerjes se kuotave do ta paguante me fitimet e biznesit qe bleu. Po kështu mund te blesh dhe Apple apo Amazonin. Futesh pa asnje lek dhe behësh pronar i gjysmës se Apple se e paguan çmimin me fitimet qe do nxjerre Apple rrugës”, thekson ai.
Por Sadiku sipas gazetarit është kutati i përfaqësusit të kompanisë multinacionale të barnave “Novartisi”.
“Por historia eshte dhe me interesante se kaq. Dorjan Sadiku eshte kunati i Kliti Hotit. Zoti Hoti eshte përfaqësuesi zyrtar i Novartisit ne Shqipëri. Te jesh përfaqësuesi zyrtar i nje gjigandi farmaceutik boteror dhe te kesh biznes familjar distribucioni te medikamenteve me kompani tjeter nuk lejohet. Nuk ta lejon kompania, ne kete rast Novartisi. Tani pse i ka mbyllur syte Novartisi eshte ceshtja? Dy jane alternativat ketu. Ose ja kane hedhur, ose ka patur qejf qe t’ia hidhnin. Por kjo eshte shume e çuditshme per nje kompani boterore”, thekson Tomorri.
Novartis është kompania e vetme që përfitoi nga tenderat e ministrisë së Shëndetësisë, ku me vendimet e firmosura nga Ilir Beqaj u përjashtuan kompanitë prestigjoze të barnave.