Kryeministri Edi Rama, në konferencën e fundvitit me gazetarët, theksoi se 2023-shi ka qenë një vit shumë i mirë për Shqipërinë. Kreu i qeverisë shtoi se viti do të mbyllet me një rritje ekonomike prej afro 4 %, shifër që tejkalon parashikimin e qeverisë dhe të institucioneve ndërkombëtare.
“Në këtë konferencë, mund të them se ndihem më mirë se në asnjë vit të mëparshëm si rezultat i gjithë ecurisë së vitit që po mbyllim, i cili ka qenë më i mirë për Shqipërinë në çdo aspekt, në aspektin ekonomik, gjithmonë këtu duke pasur parasysh paranteza në raport me vitet e shkuara.
Viti më i mirë në aspektin e sigurisë, në aspektin e shërbimeve publike, të investimeve publike dhe të huaja, në aspektin e pozicionit ndërkombëtar të Shqipërisë. Faktikisht, ky vit, duhet të mbyllet me një rritje ekonomike që e tejkalon ndjeshëm çdo parashikim të bërë qoftë nga qeveria apo institucionet financiare ndërkombëtare.
Besojmë se shifra përfundimtare do të jetë afër 4 për qindëshit, 3.7 apo 3.8 për qind”, tha Rama.