Rama: Sa i përket konferencës ndërqeveritare, ne jemi në proces dhe është çështje e formalizimit të një date për mbledhjen. Nga ana tjetër, ka një proces që njihet dhe lidhet me një çështje për të cilin kam folur dhe nuk kam asgjë për të shtuar.
Gjykata ka dhënë një vendim ka konfirmuar atë që kemi thënë që në ditën një, që ne nuk kemi pasur asnjë kompetencë që të mundësojmë betimin si kryebashkiak i njeriut të kapur në flagrancë dhe të akuzuar për blerje votash. Por, vendimi është i gjykatës i shkallës së parë duhet të presim vendimin e formës së prerë dhe pastaj do të shikojmë se si do të operojmë në kuptimin e atij vendimi.
Sepse është hera e parë, nuk ka një precedent dhe natyrisht që qeveria ka sipas ligjit, atributin për të vendosur një komisar në krye të një bashkie por në ligj nuk është i përcaktuar ky rast dhe do të na duhet të lexojmë vendimin e formës së prerë dhe më pas të veprojmë mbi bazën e këtij koncepti ose se si do të na orientojë vendimi i formës së prerë. Mua nuk më emocionojnë fare datat e konferencave dhe proceset formale burokratike në procesin e integrimit sepse thelbi është se çfarë bëjmë ne
. Arsyeja pse ne arritëm të shkëlqejmë në atë proces, është se ishim shumë të përgatitur. Dhe gjithë ekipi dinte se çfarë duhet të bënte. Momentin kur do të fillojmë formalisht me grupkapitullin, do të jemi shumë përpara sepse duhet të jemi gati.