Berisha në arrest shtëpie, policët do trokasin çdo ditë në derë të verifikojnë…

Shqipëria

Berisha në arrest shtëpie, policët do trokasin çdo ditë në derë të verifikojnë…

Më: 30 dhjetor 2023 Në ora: 14:28
Sali Berisha

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pranoi sot kërkesën e SPAK për masën shtrënguese arrest shtëpie ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

Por si do të aplikohet kjo masë? Gazetarja Anila Hoxha raporton se arresti i shtëpisë do të mbikëqyret nga SPAK dhe shërbimet gjyqësore që do të thotë: SPAK u lë detyrë policëve  ( që ngarkon një apo dy të tillë) të trokasin çdo ditë në derën e Berishës dhe verifikojnë nëse është aty apo jo.

Orën e vendosin vetë ata; pra nuk rri polici tek dera por e realizon mbikëqyrjen në këtë formë.

Efektivi mban shënim nëse Berisha është në shtëpi dhe largohet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat