Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune 30 dhjetor në Durrës.
Nga informacionet paraprake bëhet me dije se një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal, te ‘Sektor Rinia-Shenavlash’.
Gjatë humbjes së kontrollit të mjetit shoferi ka përplasur një këmbësor, i cili ka ndërruar jetë.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 18:45, në aksin rrugor “Sektor Rini-Shenavlash”, një automjet me drejtues shtetasin R. K., 31 vjeç, ka përplasur këmbësorin shtetasin Gj. D., rreth 52 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.