Ku shihet më shumë podcasti i kryeministrit Rama? Eksperti jep detaje

Shqipëria

Ku shihet më shumë podcasti i kryeministrit Rama? Eksperti jep detaje

Më: 30 dhjetor 2023 Në ora: 20:51
Edi Rama

Drejtuesi i Acromax, Aldor Nini ishte i ftuar këtë të shtunë në emisionin “Review” në Euronews Albania, ku foli në lidhje qasjen e shqiptarëve në internet dhe çfarë duan të shohin ata më shumë në platformën e Youtube.

Nini u ndal dhe te fenomeni i “podcast-eve” që janë shtuar ndjeshëm në Shqipëri, pjesë e të cilëve është dhe kryeministri Rama, i cili e realizon një të tillë çdo të shtunë.

Nini tha se podcasti i kryeministrit është i ndjekur më shumë jashtë vendit se sa brenda tij.

Ai theksoi se më shumë e ndjekësve të Ramës në pocast janë shqiptarë të diasporës në vende si Itali, Greqi, Gjermani, apo dhe SHBA.

“Ajo që më çudit mua është që këto “podcaste-t”, sidomos ai i kryeministrit, nuk shikohen vetëm në Shqipëri por dhe nga vende si Italia, Greqia, merika, Gjermania, më shumë se gjysma shikohet nga jashtë territorit të hqipërisë. Janë shqiptarë, pasi gjuha në të cilin realizohet podcasti është në shqip. Dhe nuk besoj se ka gjerman që shikon video në shqip”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat