Berisha në ‘arrest shtëpie’, anëtarët e departamentit ‘Brain Gain’ poshtë banesës së ish-kryeministrit, ngujohen në selinë e PD

Shqipëria

Berisha në ‘arrest shtëpie’, anëtarët e departamentit ‘Brain Gain’ poshtë banesës së ish-kryeministrit, ngujohen në selinë e PD

Më: 31 dhjetor 2023 Në ora: 07:33
Anëtarët e Departamentit ‘Brain Gain’ të Partisë Demokratike

Anëtarët e Departamentit ‘Brain Gain’ të Partisë Demokratike u mblodhën në mbrëmjen e së shtunës poshtë banesës së ish-kryeministrit Sali Berisha, në shenjë mbështetjeje ndaj tij.

Ndaj tij dje GJKKO dha masën ‘arrest shtëpie’ me mbikëqyrje policore nën akuzën e korrupsionit për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

Më pas ata janë ngujuar në sallën “Pjetër Arbnori” në seli, si shenjë e kundërshtimit të asaj që po ndodh me ish-kryeministrin Berisha.

Ky i fundit përmes avokatëve të tij sqaroi se do të apelonte vendimin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat