Një aksident ka ndodhur në qytetin e Durrës, në sheshin përballë bashkisë.
Drejtuesi i automjetit ka qenë në shkelje të regullave të qarkullimit, ai ka humbur kontrollin e makinës dhe është përplasur me dekoret e vendosura në sheshin kryesor të qytetit.
Sipas korrespondentes së Euronews Albania Kloida Gjuzi, për fat të mirë nga ky aksident nuk ka pasur të lënduar.
Ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar nga policia.