Ndërrimi i viteve në Tiranë e ka gjetur sheshin “Skënderbej” të mbushur nga qindra të rinj dhe familjarë që preferuan të festonin jashtë në ato momente.
Qielli i kryeqytetit shqiptar u mbush me fishekzjarre të organizuara, por dhe prej vetë familjeve që kanë zgjedhur të urojnë në këtë formë mirëseardhjen e vitit 2024.
“Ora News” i bashkohet urimeve të të gjithë shqiptarëve për shëndet të mirë, mbarësi dhe me sa më pak ngarkesa.
Viti i Ri 2024 të jetë ai i bashkimit të ideve dhe i përcjelljes
së mesazheve të mirësisë si brenda nesh por edhe në të gjithë botën. Gëzuar!