Presidenti i vendit, Bajram Begaj ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës, të cilët nga sot udhëtojnë pa viza në Evropë.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Presidenti Begaj ka shkruar se kjo është një arritje e merituar, por e vonuar teksa shpreson që ky hap të përshpejtojë procesin e anëtarësimit të Kosovës në BE dhe në organizmat e tjera ndërkombëtare.
“Urime qytetarëve të Kosovës, të cilët nga sot udhëtojnë pa viza në Evropë!
Kjo është një arritje e merituar, por e vonuar.
Shpresoj që ky hap të përshpejtojë të gjithë procesin e anëtarësimit të Kosovës në BE dhe organizatat e tjera ndërkombëtare”, shkruan Presidenti Begaj në Facebook.