Aksidenti në Tiranë, arrestohet shoferi, 22-vjeçari ishte nën efektin e lëndëve narkotike

Shqipëria

Aksidenti në Tiranë, arrestohet shoferi, 22-vjeçari ishte nën efektin e lëndëve narkotike

Më: 2 janar 2024 Në ora: 10:27
Foto ilustrim

Është arrestuar drejtuesi i automjetit që shkaktoi aksidentin një natë më parë në Tiranë, në rrugën e Elbasanit.

Mësohet se në pranga ka rënë 22-vjeçari Andi Kambo. Pas bërjes së testit, i riu ka rezultuar nën efektin e lëndëve narkotike.

Gjithashtu raportohet se 22-vjeçari lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara dhe në një moment ka humbur kontrollin dhe ka çarë disa barriera të rrugës duke përfunduar nga ana tjetër e trotuarit.

Fatmirësisht nuk pati persona të tjerë të lënduar. Si pasojë e humbjes se kontrollit dëmtuar edhe një automjet tjetër, por pa shumë dëme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat