Policia e Vlorës njofton se punonjësi i radhëve të tyre që u shfaq në një video duke tentuar të godasë një person, është pezulluar nga detyra.
Në reagim thuhet se për punonjësin e Policisë, inspektor M. M, me detyrë oficerë i patrullës së përgjithshme, trupë shërbimi, në Komisariatin e Policisë Vlorë, gjithashtu ka nisur hetim disiplinor deri në verifikimim e plotë të rastit.
Reagimi i policisë:
Në lidhje me një video të publikuar në portalin “JOQ” ditën e djeshme, në të cilën shfaqet një punonjësi policie në qytetin e Vlorës, duke tentuar të godas me shkelm një shtetas, ju sqarojmë se:
Me publikimin e rastit, menjëherë është pezulluar nga detyra si dhe ka nisur hetimi disiplinor, për punonjësin e Policisë, inspektor M. M, me detyrë oficerë i patrullës së përgjithshme, trupë shërbimi, në Komisariatin e Policisë Vlorë, deri në verifikimim e plotë të rastit.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.