Aksident i rëndë në aksin Korçë-Bilisht/ Automjeti përplas motomjetin, plagosen burrë e grua

Shqipëria

Aksident i rëndë në aksin Korçë-Bilisht/ Automjeti përplas motomjetin, plagosen burrë e grua

Më: 2 janar 2024 Në ora: 17:30
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Bilisht pasditen e sotme, në afërsi të fshatit Bitinckë.

Mësohet se një automjet ka përplasur një motomjet.

Të dëmtuar kanë mbetur burrë e grua që ndodheshin në motor. Ata janë dërguar me urgjencë në spital pasi kanë marrë dëmtime.

Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore. Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat