Një makinë tip “Benz” është përfshirë nga flakët në ecje në Fier.
Për pasojë, nga flakët janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Ngjarja ka ndodhur në Bypassin e qytetit rreth orës 13:00.
Sipas policisë, paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një defekti në mjet.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.