Xhaferri: Berisha nuk po bën shkelje, po respekton masën e arrestit. 2024 do jetë një vit plot me protesta

Shqipëria

Xhaferri: Berisha nuk po bën shkelje, po respekton masën e arrestit. 2024 do jetë një vit plot me protesta

Më: 3 janar 2024 Në ora: 21:06
Besart Xhaferri

Kreu i FRPD-së, Besart Xhaferri ishte i ftuar në studion e lajmeve në Ora News ku foli për arrestin e shtëpisë të ish-kryeministrit Sali Berisha. Xhaferri u shpreh se nuk e shikon si shkelje faktin që Berisha foli nga ballkoni dhe se viti 2024 do jetë plot me protesta deri në rrëzimin e Edi Ramës.

Besart Xhaferri: Nuk e shof shkelje këtë gjë. Është tjetër gjë që Berisha është lideri i opozitës dhe njerëzit i vijnë poshtë dritares.

Berisha është i izoluar në shtëpi dhe po e respekton masën e arrestit. Por patjetër që do cojë edhe mesazhet sepse ka një detyrë publike.

Lideri i opozitës është detyra më e rëndësishmë. Shqipëria në 2024 është zgjuar në diktaturë.

2024 do jetë një vit plot me protesta deri në rrëzimin e Edi Ramës.

Është një dosje absurde. Është një dosje ku nuk ka akuzë dhe deri tani Berisha ka 3 masa sigurie.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat