Parashikimi i motit/ Alternime kthjellimesh dhe vranësira të shpeshta, reshje të pakta shiu në disa zona

Shqipëria

Parashikimi i motit/ Alternime kthjellimesh dhe vranësira të shpeshta, reshje të pakta shiu në disa zona

Më: 4 janar 2024 Në ora: 07:15
Foto ilustrim

Orët e paradites vijojnë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta, të cilat do të rrezikojnë reshje të pakta shiu në të gjithë vendin, ku më të përqendruara do të jenë në veri të territorit.

Parashikohet që pasditja dhe në vijim të sjellë përmirësim të kushteve atmosferike duke i larguar reshjet gradualisht nga i gjithë territori i vendit.

Temperaturat e ajrit do të rriten si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 19°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësinë 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 2 ballë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat