Paraditen e sotme (4 janar), pranë “Ujit të Ftohtë” në Vlorë u gjet një trupi i pajetë i një gruaje.
Mësohet se trupi i përket shtetases me iniciale R.V, 52-vjeçe.
Sipas njoftimi të policisë, dyshohet se gruaja vuante nga skleroza dhe se është mbytur aksidentalisht në det.
Grupi hetimor ndërkohë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, në lagjen “Uji i Ftohtë”, dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det, një shtetase ende e paidentifikuar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin e shtetases që ka humbur jetën.
Vlorë/Informacion shtesë
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë sot, për një shtetase që dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det, në lagjen “Uji i Ftohtë”, informojmë se nga veprimet e kryera nga grupi hetimor është bërë i mundur identifikimi i shtetases R. V., 52 vjeçe, banuese në lagjen “24 Maji”, Vlorë.
Nga verifikimet e kryera dyshohet se kjo shtetase vuante nga sëmundja e sklerozës.
Grupi hetimor vijon punon për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.