Së bashku me Dan Hutrën, ditën e sotme nga burgu i Fierit tentuan të arratisen dhe tre të burgosur të tjerë në bashkëpunim me njëri-tjetrin.
Bëhet fjalë për Martin Kapllani, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Vjedhja”.
Geraldo Veizaj, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vjedhja”.
Feti Kovaçi, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhja”.
Sot, në burgun e Fierit, si rezultat i ndjekjes, mbikqyrjes, kontrollit dhe përdorimit të mjeteve teknike disa javore nga stafi i burgjeve, u kap në flagrancë duke tentuar për t’u arratisur i burgosuri me rrezikshmëri dhe histori kriminale, Dan Riza Hutra (autor i disa vrasjeve).
Ky plan ishte organizuar së bashku me tre të paraburgosurit e mësipërm.
Në dhomën ku ishin të akomoduar, të paraburgosurit kishin nisur prerjen e zgarës së dritares me mjete te improvizuara.
Gjatë kontrollit nga punonjësit e sigurisë, u konstatua se edhe në dhomën nr. 15, ku ishte i akomoduar i burgosuri me potencial të lartë rrezikshmërie, Dan Riza Hutra, ishin fshehur mjete për arratisje, konkretisht: një çarçaf i përshtatur si litar dhe mjete prerëse të improvizuara.
Të dhënat paraprake tregojnë për bashkëpunim ndërmjet të katër të burgosurve, për thyerje të sigurisë dhe tentativë arratisje.