Daljet në dritare, avokati tregon nëse mund të burgoset Berisha

Shqipëria

Daljet në dritare, avokati tregon nëse mund të burgoset Berisha

Më: 4 janar 2024 Në ora: 20:46
Sali Berisha

Avokati Edmond Petraj është shprehur se ish-kryeministri Sali Berisha nuk rrezikon të burgoset, për fjalimet që ai po zhvillon nga dritarja e banesës para mbështetësve të tij.

Komentet Petraj i bëri në një lidhje për Euronews Albania, ku tha se Berisha me fjalimet e tij në dritare ngjan sikur po flet me vete, si një person me të meta psikike.

Ai shtoi se SPAK mund të ndërhyjë vetëm në momentin që Berisha do të ketë kontakt direkt me një person që nuk jeton në banesën e tij.

“Nuk po diskutojmë për moshën, sepse Prokuroria nëse e shikon të arsyeshme, e bën zëvëndësimin e masës. Kjo nuk i pengon organet hetuese, sepse nëse do të jemi në këtë situatë, pra nga daljet nga dritarja, etj… Në formën sesi e shikoj unë, Berisha nuk po flet dhe nuk po komunikon me askënd nga dritarja.

Kemi një Berish që zbaton vendimin e Gjykatës dhe nuk jemi në shkelje të vendimit të gjykatës. Në momentin që shikohet flagranca, ka të drejtë të ndërhyjë SPAK. Balla e di shumë mirë sesi krijohet prova dhe si respektohet një vendim gjykate.

Ai e di shumë mirë këtë, kush mund ta pengojë Berishën të dalë e të flasë në dritare. Ai duket sikur flet me vete, sikur është një person me të meta psiqike”, tha Petraj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat