Kujt duhet t’i marrë leje Berisha nëse do të shkojë në Parlament për të mos humbur mandatin? Ja si përgjigjet avokati

Shqipëria

Kujt duhet t’i marrë leje Berisha nëse do të shkojë në Parlament për të mos humbur mandatin? Ja si përgjigjet avokati

Më: 5 janar 2024 Në ora: 08:08
Genc Gjokutaj, Sali Berisha

Genc Gjokutaj, avokati i Sali Berishës thotë se nuk ka efektivë policie tek dera e banesës së ish-kryeministrit, pavarësisht masës së sigurisë “arrest shtëpie” me mbikëqyrje policore.

Në një studio televizive Gjokutaj tha se kjo masë e marrë nga Gjykata nuk e cënon aktivitetin e tij politik.

Avokati thotë se Berisha është në “arrest” shtëpie” si dhe ka ende masën që e ndalon të dalë jashtë Shqipërisë, gjë e cila sipas tij, është absurde.

Genc Gjokutaj: Është detyrim që personi të mos dalë nga banesa.

Genc Gjokutaj: Është njëkohësisht dhe me ndalim dalje jashtë shtetit, e përjashtojnë njëra-tjetrën këto masa. Ky është një absurditet. Berisha nuk ka nevojë të ketë policë të dera.

Genc Gjokutaj: Nuk ka policë në derë.

-Pra ka mbikëqyrje policore? Kush mund ta takojë zotin Berisha? Kë përfshin kjo listë?

Genc Gjokutaj: Komunikimi i zotit Berisha ka dy funksione, si person nën hetim, por edhe si politikan. Ai në këtë cilësi ka detyrim për komunikimin siç po e realizon. Ai nuk po takon ekspertë apo dëshmitarë që t’i intimidojë.

-Aktualisht a mund t’i kryejë funksionet  e tij, mund t ë shkojnë persona të partisë ta takojnë apo votues të tij?

Genc Gjokutaj: Absolutisht po! Nëse ka probleme që lidhen ngushtësisht me akivitetin politik patjetër. Gazetarët duhet të marrin autorizim. Por zoti Berisha mund të komunikojë dhe përmes rrjeteve sociale.

-Nëse ai do të zhvillojë mbledhje kryesie në shtëpi, i mundësohet?

Genc Gjokutaj: Dëgjo, ja ju bëj një pyetje, duhet ta gjykonte Irena Gjoka këtë çështje?

-Deri ku është i ndaluar dhe deri ku është i lejuar?

Genc Gjokutaj: Gjykata nuk ka detajuar, ne në ankim e kemi shtjelluar. Aktiviteti politik i zotit Berisha është i pacenuar nga vendimi i gjykatës, kjo është absolute.

-Në rast se ai dëshiron të shkojë në Parlament për të mos humbur mandatin, kujt duhet ti marrë leje?

Genc Gjokutaj: Duhet të lajmërojë SPAK-un.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat