Është publikuar fotoja e Lulëzim Camit, 68-vjeçarit i cili u vra me pistoletë dje (4 janar) në shtëpinë e tij në zonën e Freskut në Tiranë, nga i vëllai Vehap Cami, ky i fundit pasi la të vdekur vëllai vrau veten.
Vrasja dyshohet se ka ndodhur pas një debatit verbal që dy vëllezërit kanë pasur ndërmjet të tyre për një pronë në fshatin Tërbaç të Bulqizës. Por në policinë e Bulqizës, thuhet, se nuk ka asnjë denoncim, apo incident të regjistruar për mes palëve.
Të dy vëllezërit Cami me origjinë nga Tërbaçi i Bulqizë, pas viteve '90 ishin shpërngulur, në Tiranë. Vehap Cami jetonte në Farkë.
Të parët që u morën në pyetje janë familjarët në vendin e ngjarjes, aty ku dhe hetuesit besojnë të zbardhin shkakun e saktë që çoi deri në vrasjen e Lulzim dhe Vehap Camit.