Qeveria po kërkon alternativa për të rritur me ritëm më të shpejtë pensionet e ulëta. Për këtë arsye, po punohet për një skemë të re, ku indeksimi të mos jetë në të njëjtën masë për të gjithë.
Pensionet rriten me ritmin e çmimeve të tregut çdo vit, por kjo skemë nuk sjell leverdi në mirëqenien e pensionistëve. Për këtë arsye, qeveria po punon me Bankën Botërore, të gjendet një zgjidhje, ku të moshuarit që përfitojnë pagesa më të ulëta, të marrin shtesë më të lartë.
Ministria i Fincanave, Ervin Mete shton se do të rishikohet edhe një pjesë e skemës së vitit 2014.
Shqipëria ka një sistem pensionesh të ngritur mbi pagesat e kontributeve të sigurimeve të detyruara shoqërore dhe në këto momente po shihen mundësi për të ngritur edhe sistemin e pagesave vullnetare, që mundësojnë pensione më dinjitoze në të ardhmen.