U vetëvra pas bullizimit në Tik Tok, flet burri i 41-vjeçares: Dyshojmë te kushërira

Shqipëria

U vetëvra pas bullizimit në Tik Tok, flet burri i 41-vjeçares: Dyshojmë te kushërira

Më: 5 janar 2024 Në ora: 16:23
Foto ilustrim

Të tjera detaje kanë dalë për vetëvrasjen e 41-vjeçares në Durrës, pas bullizimit të vazhdueshëm që i bëhej në Tik Tok dhe në ambientet e fasonerisë ku punonte.

Korrespodentja e Euronews Albania në Durrës, Kloida Gjuzi, është shprehur se bashkëshorti i 41-vjeçares, nënë e 4 fëmijëve, në dëshminë e tij në Polici ka thënë se dyshojnë se në këtë histori të ketë gisht kushërira e parë e viktimës.

Sipas tij, dyshohet se fotografitë e 41-vjeçares që mbeti viktimë, janë shpërndarë në Tik Tok nga kushërira e të ndierës.

Një dëshmi e dhënë nga ana e bashkëshortit të së ndjerës, i cili është punëtor sezonal në Greqi, por që ishte bashkuar me gjirin e familjes natën e ndërrimit të viteve, ka thënë se gisht në këtë ngjarje mund të ketë edhe kushërira e parë e të ndjerës.

Ai tha se dyshonte se fotot janë shpërndarë nga kushërira e të ndjerës. Na është konfirmuar se kemi një denoncim në Policinë e Durrësit.

Këtë detaj e ka thënë edhe bashkëshorti i së ndjerës, i cili ka thënë se është kthyer për festat e fundvitit edhe për të dërguar në organet ligjzbatuese të gjitha provat që ishin kundër bashkëshortes së tij”, tha Gjuzi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat