Basha pyetet për masën e arrestit në shtëpi ndaj Berishës, ja si përgjigjet kryetari i PD-së

Shqipëria

Basha pyetet për masën e arrestit në shtëpi ndaj Berishës, ja si përgjigjet kryetari i PD-së

Më: 5 janar 2024 Në ora: 23:26
Lulzim Basha dhe Sali Berisha

Pak para fjalimit të tij në 33-vjetorin e themelimit të gazetës Rilindja Demokratike, Lulzim Basha u pyet nga gazetarët sesi e komentonte masën e sigurisë “arrest në shtëpi” të caktuar ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

Kreu demokrat refuzoi të jepte një përgjigje, duke thënë se brenda pak ditësh do të zhvillojë një konferencë për shtyp në lidhje me këtë çështje.

“Ju premtoj brenda pak ditësh do të jemi në konferencë për shtyp bashkë. Shumë shpejt do ju japë mundësinë për konferencë për shtyp.

Unë e respektoj pritjen tuaj dhe ju premtoj se nuk do t’ju zhgënjej”, tha Basha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat