Ky është Xhemal Loka, bashkëshorti i 41 vjeçares Bedrie Loka që vrau veten duke pirë fotoksinë në Durrës. Sipas policisë, 45 vjeçari kishte dhunuar psikologjikisht në mënyrë të vazhdueshme bashkëshorten e tij dhe në një moment e ka kërcënuar se do ta vriste me thikë në sy të njërit prej fëmijëve.
Në banesë i janë gjetur edhe 1 automatik tip “Sharrs”, një krehër dhe një sasi municioni luftarak. Për këtë rast, Bedrie Loka nuk ka bërë kallëzim në polici.
Gjithashtu, specialistët për hetimin e krimeve kanë sekuestruar celularin e 45 vjeçarit, i cili e kishte fshehur atë, dhe nuk ka bashkëpunuar me Policinë.
Ky celular, bashkë me celularin e së ndjerës janë dërguar për ekspertimin me qëllim gjetjen e provave për dokumentimin e rrethanave dhe shkakut të ngjarjes.