Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune, 6 janar, në fshatin të Tapizë të Fushë-Krujës.
Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se një automjet tip “Benz” ka përplasur një baba së bashku me fëmijën e tij 4-vjeçar.
I mituri ka ndërruar jetë tragjikisht në spital, ndërkohë që i dëmtuar ka mbetur dhe i ati, i cili po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, ndërkohë që grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Krujë/Informacion paraprak
Më datë 06.01.2024, në rrugën Fushë Krujë-Tiranë, në fshatin Tapizë, mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin E. B., ka aksidentuar shtetasin V. B., dhe fëmijën e tij të mitur 4 vjeç. Si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti, 4-vjeçari ka ndërruar jetë në spital.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.