Një aksident automobilistik raportohet të ketë ndodhur në afërsi të mbikalimit të Teg-ut në Tiranë, me pasojë vdekjen e një 55-vjeçari.
Sipas burimeve nga Policia, viktima u përplas nga një automjet që drejtohej nga një 23-vjeçar.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë-Më datë 06.01.2024, në afërsi të mbikalimit të Teg-ut, mjeti me drejtues shtetasin A. B., 23 vjeç, ka aksidentuar shtetasin E. P., 55 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.