Sekretari për marrëdhëniet me publikun në PD, Edvin Kulluri ishte i ftuar në Ora News ku foli për situatën në partinë Demokratike. Kulluri u shpreh se Basha nuk ka qenë pasiv pasi ka dorëzuar disa propozime në Kuvend.
Kulluri: E nisën aty ku e lanë. Është e njëjta situatë si në fundvit.
Mosverifikimi i plotë i firmave të anëtarëve që kërkuan mbledhjen e Kuvendit dhe dorëzimi i gabuar në zyrën e kryetarit të këshillit kombëtar do përbënin një problem për regjistrimin në gjykatë.
Edhe ankimimi i PD zyrtare do jetë një ankimim fitues. Besoj se gjykata nuk do regjistrojë 11 dhjetorin.
Nuk mund të thëmi se ka qenë pasiv. Basha ka bërë disa propozime në Kuvend.