“Dhuna mbështetet nga Beogradi” - Eksperti: Kryeministri i Malit të Zi është serb

Shqipëria

“Dhuna mbështetet nga Beogradi” - Eksperti: Kryeministri i Malit të Zi është serb

Më: 6 janar 2024 Në ora: 21:44
Eksperti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Ledion Krisafi

Eksperti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Ledion Krisafi, është shprehur se kryeministri aktual i Malit të Zi është shtetas serb.

Komentet Krisafi i bëri në emisionin “Review” në Euronews Albania, ku tha se pas largimit të Gjukanoviç nga pushteti, kanë ndryshuar edhë balancat e politikës në Malin e Zi, duke u kthyer në proserbe dhe proruse.

Kjo ka bërë sipas tij, që të rritet fryma e të ashtuquajturës bota serbe në Malin e Zi dhe rastet e dhunës nga Serbia.

“2-3 vitet e fundit, pavarësisht se ka qenë kryeministri shqiptar dhe zv.kryeministri shqiptar, konfiguracioni i forcave politike në Malin e Zi ka ndryshuar. Ka ikur Gjukanoviç që ishte properëndimor që ishte 30 vite dhe sot ke një qeveri që në dukje është europiane, por është proserbe dhe proruse.

Kjo është ajo që ka ndryshuar në 2-3 vitet e fundit. Ajo fryma e botës serbe, e dhunës nga Serbia, është zhvendosur edhe në Malin e Zi.

Kryeparlamentari sot është Andrea Mandiç, i cili është serb etnik dhe ka një politikë që nuk njeh Kosovën, njëh Serbinë si atdheun e vetë. Madje edhe vetë kryeministri i ri i Malit të Zi është shtetas i Serbisë, pasi u bë edhe problem kur u zgjodh për shkak të dyshtetësisë”, tha Krisafi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat