“The Mirror” shkrim për bukuritë tona/ Rama: Për herë të parë Shqipëria është vendosur në raportin e ABTA

Shqipëria

“The Mirror” shkrim për bukuritë tona/ Rama: Për herë të parë Shqipëria është vendosur në raportin e ABTA

Më: 7 janar 2024 Në ora: 13:32
Foto ilustrim

Vendi ynë vijon të jetë ndër sugjerimet kryesore të revistave dhe mediave të huaja për turistët e tyre.

Si shumë media të tjera në Europë, edhe media e njohur “The Mirror” i ka kushtuar një artikull bukurive shqiptare, duke ftuar turistët britanikë të vizitojnë dhe të shijojnë vlerat, që t’i ofron “Toka e shqiponjave”.

Konkretisht, “The Mirror” u bën jehonë thesareve turistike të Shqipërisë duke nisur nga muzetë e kryeqytetit, amfiteatrit romak të Durrësit, për të zbritur në plazhet e rivierës, pasuritë arkitekturore të Gjirokastrës e për të zbuluar më në brendësi të vendit liqenin e Bovillës apo Parkun e Alpeve.

Për këtë përshkrim ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, i cili ka ndarë me ndjekësit linkun e shkrimit në origjinal.

Ai shkruan se “Për herë të parë Shqipëria është vendosur në raportin e ABTA – shoqata britanike e turoperatorëve dhe udhëtimeve – si një nga 10 vendet që duhen vizituar këtë vit”, shkruan kryeministri Rama.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat