“Mund të hyjmë në grevë urie”/ Korreshi: Koha për diçka më të fortë se flakadanët

Shqipëria

“Mund të hyjmë në grevë urie”/ Korreshi: Koha për diçka më të fortë se flakadanët

Më: 7 janar 2024 Në ora: 14:26
Deputeti Saimir Korreshi

Deputeti Saimir Korreshi, foli në lidhje me situatën në PD, pas arrestit në shtëpi të Sali Berishës.

Në një lidhje të drejtpërdrejt për Euronews Albania, Korreshi theksoi se ndoshta do të kalojnë te greva e urisë ose do të ngujohen në Kuvend.

Sipas tij mungesa e Berishës në opozitë është një minus i madh.

“Pavarësisht se është një minus i madh për opozitën që Berisha është në shtëpi. Ndoshta ka ardhur koha për diçka më të fortë se sa vetëm me flakadanë. Mund të kalojmë në masa të tjera deri te greva e urisë, ose ngujimi në Kuvend”-tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat