Arrestohen 5 nga 8 dhunuesit që sulmuan shqiptarët në Malin e Zi

Shqipëria

Arrestohen 5 nga 8 dhunuesit që sulmuan shqiptarët në Malin e Zi

Më: 7 janar 2024 Në ora: 15:02
Foto ilustrim

Ministri shqiptar për Administratën Publike në Mal të Zi, Marash Dukaj ka folur në lidhje me dhunimin e shqiptarëve ditën e djeshme, duke thënë se lajmin e mori vesh nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla. Dukaj u shpreh se menjëherë pas lajmit është vënë në lëvizje.

Ai bëri me dije se deri më tani janë arrestuar 5 nga 8 dhunuesit e shqiptarëve, ndërsa janë në kërkim dhe tre të tjerë.

“Shpreh indinjatën e thellë për rastin dhe shfrytëzoj rastin të ju kërkoj falje dhe personave e familjarëve të tyre për këtë që ka ndodh me shpresë që të mos përsëritet më. Isha në Tuz me ca miq të mi, dhe më telefonoi Balla e më njoftoi për rastin. Unë në ato momente komunikova me ministrin e Brendshëm, që nuk ishte i njoftuar për rastin. Jam i kënaqur me punën e ministrit të brendshëm që u angazhua maksimalisht për rastin. Janë arrestuar 5 nga 8 personat përgjegjës për rastin.

3 të tjerë janë identifikuar dhe janë në kërkim. Po ashtu dua të them se në komunikimet e mia më prokurorinë, prokurori e  ka cilësuar rastin si vepër penale dhe po merren të gjitha masat që personat të marrin përgjegjësi dhe të dënohen në përshtatje me ligjin”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat