“U goditëm me sende të forta në kokë dhe trup”- Mbërrin në banesë i traumatizuar i riu shqiptar që u dhunua barbarisht në Mal të Zi

Shqipëria

“U goditëm me sende të forta në kokë dhe trup”- Mbërrin në banesë i traumatizuar i riu shqiptar që u dhunua barbarisht në Mal të Zi

Më: 7 janar 2024 Në ora: 16:23
Foto ilustrim

Pas ngjarjes së rëndë në Hercegnovi të Malit të Zi, ku tre të rinj shqiptarë u dhunuan nga shtatë agresorë që dyshohen me shtetësi malazeze, ka mbërritur një ditë më pas, në banesën e tij në fshatin Vërdovë, Doris Kopaçi, i riu që përjetoi sulmin e agresorëve në Mal të Zi.

Nga gjendja e tij e traumatizuar ai nuk ka pranuar të flasë me mediat por jashtë kamerave ka thënë për gazetarët se as ai as shokët e tij nuk kanë provokuar agresorët por kanë qenë këta të fundit të cilët kanë shkuar tek ata dhe i kanë dhunuar pa asnjë arsye.

Ai shton se janë goditur me sende të forta në kokë dhe në trup.

Ndërsa vetë të rinjtë sipas Kopaçit nuk janë kundërpërgjigjur sulmit të agresorëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat