Arrestimi i Berishës, Korreshi: Jemi të vendosur të përshkallëzojmë aksionin deri në…

Shqipëria

Arrestimi i Berishës, Korreshi: Jemi të vendosur të përshkallëzojmë aksionin deri në…

Më: 7 janar 2024 Në ora: 21:51
Deputeti demokrat, Saimir Korreshi

Deputeti demokrat, Saimir Korreshi, ka paralajmëruar përshkallëzim të aksionit opozitar. Korreshi tha se mungesa e Sali Berishës dhe arresti i tij në banesë është një minus i madh për opozitën.

Mirëpo, kjo nuk do t'i ndalojë pasi, sipas tij, deputetët demokratë në startim të këtij sezoni të ri parlamentar janë të gatshëm që aksionin e tyre ta përshkallëzojnë, deri në grevën e urisë apo dhe ngujimin në sallën e Kuvendit.

“Pavarësisht se është një minus i madh për opozitën që Berisha është në shtëpi.

Ndoshta ka ardhur koha për diçka më të fortë se sa vetëm me flakadanë. Mund të kalojmë në masa të tjera deri te greva e urisë, ose ngujimi në Kuvend”, tha ai për "Euronews".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat