Eksperti i sigurisë Fatjon Softa tha në emisionin “Review”, se vdekja e Bedrie Lokës, mund të mos ketë qenë si pasojë e vetëvrasjes.
Ai tha se është shumë e vështirë që një nënë të zgjedhë të vetëvritet me fotoksinë, sidomos kur ka kaluar edhe fazën e parë të shokut, pasi bullizmi ndaj saj në internet kishte filluar që një vit më parë.
“Mund të mos jetë vetëm një pistë, mund të jetë vrasje, vetëvrasje ose shtyrje në vetëvrasje. Pse them që mund të jetë vrasje, zakonisht fotoksina, nga statistikat zakonisht përdoret nga moshat e reja 17-20 vjeçare. Një grua 41-vjeçare me 4 fëmijë, nuk besoj se mund të shkonte në këtë akt, për shumë arsye.
E para është nënë dhe ka edhe përgjegjësinë e fëmijëve të saj. Forca që duhet të japë nëna në raport me atë që vijnë nga jashtë, apo nga stresi. Kjo ngjarje pastaj ka një vit, ajo shokun e ka kaluar. Bashkëshorti në momentin që konstatoi që bashkëshortja ka pirë këtë lëndë helmuese e ka pasur mundësinë për t’i dhënë ndihmën e parë,”-tha Fatjon Softa.