“O jetë, o shpirt”, vjehrra e Bedrie Lokës: Siç ka qenë ajo te familja e djalit tim të kishin qenë fëmijët e mi, ‘n’shpinë të lekut’

Shqipëria

“O jetë, o shpirt”, vjehrra e Bedrie Lokës: Siç ka qenë ajo te familja e djalit tim të kishin qenë fëmijët e mi, ‘n’shpinë të lekut’

Më: 8 janar 2024 Në ora: 13:07
Sanije Loka djathtas

Sanije Loka, vjehrra e 41-vjeçares Bedrije Loka e cila i dha fund jetës 5 ditë më parë, në Durrës, mohon që mes djalit të saj Xhemalit dhe nuses të kishte konflikte.

Në një intervistë për gazetaren Enkelejda Arapi, gruaja shprehet se po ashtu se nuk ka dijeni që fëmijët e 41-vjeçares të kenë denoncuar dhunën e të atit në polici.

Sanije Loka nuk di të thotë pse Bedrija ndërmori aktin e rëndë të vetëvrasjes, por thotë se e vërteta do dalë.

Ajo flet edhe për një 40 mijë eurosh të vjedhur, por pa shpjeguar më saktë, ndërsa shprehet se “siç ka qenë ajo te familja e djalit tim të kishin qenë fëmijët e mi, ‘n’shpinë të lekut’.”

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat