I ra shufra e hekurit në këmbë/ Detaje nga plagosja në Elbasan, 58-vjeçari, vëllai i ish-ministres së Arsimit

Shqipëria

I ra shufra e hekurit në këmbë/ Detaje nga plagosja në Elbasan, 58-vjeçari, vëllai i ish-ministres së Arsimit

Më: 9 janar 2024 Në ora: 00:14
Foto ilustrim

58-vjeçari, i cili mbeti i plagosur këtë mbrëmje në Elbasan gjatë një incidenti në punë është vëllai i deputetes së PS-së njëkohësisht dhe ish-ministres së Arsimit, Evis Kushi.

Sipas policisë, M. C., me detyrë ekspert për sigurinë e zjarrit, gjatë ekspertimit tek Sektori i Petëzimit, është dëmtuar aksidentalisht në këmbë nga një shufër hekuri e shkëputur nga makineria e prodhimit.

58-vjeçari është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 08.01.2024, në spitalin e Elbasanit, ka shkuar për asistencë mjekësore shtetasi M. C., 58 vjeç banues në Elbasan.

Pas marrjes së njoftimit, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan dhe grupi hetimor kanë shkuar në spital dhe më pas në vendngjarje dhe kanë kryer të gjitha veprimet hetimore dhe procedurale, për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.

Nga veprimet hetimore rezultoi se në ambientet e “Kurum”, shtetasi M. C., 58 vjeç, me detyrë ekspert për sigurinë e zjarrit, gjatë ekspertimit tek Sektori i Petëzimit, është dëmtuar aksidentalisht në këmbë nga një shufër hekuri e shkëputur nga makineria e prodhimit. 58-vjeçari është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme”, sipas policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat