Neranxa Alia Dranga, specialiste e shkencave sociale e ftuar në një emision televiziv mëngjesin e kësaj të mërkure u shpreh se gjatë vitit 2023 në Shqipëri janë birësuar vetëm 22 fëmijë, ku shtoi se një nga pasojat e uljes së numrit të birësimeve, është edhe fakti se është ulur numri i fëmijëve të braktisur me vendim gjykate.
“Numri i fëmijëve të deklaruar të braktisur me vendim gjykate ka rënë. Ka më pak fëmijë të braktisur.
Ne kemi pasur 34 birësime të kryera në 2022 dhe kemi vetëm 22 birësime të kryera në 2023.
Kjo do të thotë se një vit më parë se 2022, proceset gjyqësore që kanë nisur për deklarim braktisje gjatë 2020-2021 dhe në vijim ka sjellë një numër fëmijësh të lartë të braktisur në 2021 dhe kjo ka bërë që brenda asaj periudhe ata të jenë birësuar”,-tha Dranga.