I krijoi profile false në rrjetet sociale një vajze dhe e përndiqte, në pranga 31-vjeçari në Librazhd

Shqipëria

I krijoi profile false në rrjetet sociale një vajze dhe e përndiqte, në pranga 31-vjeçari në Librazhd

Më: 10 janar 2024 Në ora: 12:00
Foto ilustrim

Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike shpallën në kërkim shtetasin B. B., 31 vjeç, banues në Librazhd.

Pasi dyshohet se ka keqpërdorur të dhënat e një 26-vjeçareje, duke krijuar profile false në rrjetet sociale, si dhe e ka përndjekur këtë shtetase.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet procedurale në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. B., 47 vjeç, banues në Librazhd, pasi shërbimet e Policisë gjetën në banesën e tij dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi municioni luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat