Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka sjellë në vëmendje arrestimin e Fatbardha Degës në vitin 1992 në Tropojë.
Braçe shkruan se është një socialiste e arrestuar para Fatos Nanos, ndërsa thotë se ishte e vetmja grua në Tropojë e burgosur në 34 vite dhe se ajo, edhe pse nënë e dy fëmijëve të mitur, u mbajt në burg.
Më pas, thotë Braçe, u shpall e pafajshme dhe doli nga burgu duke u konfirmuar se ishte arrestim politik.
Deputeti e ka krahasuar dhe me arrestin në shtëpi ndaj Berishës duke thënë se është një diferencë e madhe.
Postimi i Erion Braçes: