Banorët e disa fshatrave në Postribë kanë protestuar për të disaten herë këtë të enjte duke bllokuar rrugën që lidh këtë njësi administrative me Shkodrën.
Ata protestuan për ndotjen që i bëhet ujit të pijshëm nga 2 gurore që operojnë pranë burimit të ujësjellësit, ndërkohë që protestes i është bashkangjitur edhe opozita.
Anëtarja e Këshillit Bashkiak Shkodër, nga Partia Demokratike, Eliona Kodra Shkreli, u është bashkuar protestuesve.
Ajo me anë të një deklarate në rrjetet sociale, ajo tregon se kjo situatë vazhdon prej vitit 2017, pavarësisht ankesave dhe protestave të banorëve, situata nuk ka marrë asnjë zgjidhje, duke shtuar më tej se ata kërkojnë të drejtën për të patur ujë të pastër dhe të pijshëm.