“Ligji i 2015 nuk i përgjigjej realitetit”, Kumbaro: Miratuam ligjin e ri për turizmin, garantojmë konkurencë të ndershme

Shqipëria

“Ligji i 2015 nuk i përgjigjej realitetit”, Kumbaro: Miratuam ligjin e ri për turizmin, garantojmë konkurencë të ndershme

Më: 11 janar 2024 Në ora: 12:03
Mirela Kumbaro

Ministrja Kumbaro, njoftoi sot miratimin e ligjit të ri për turizmin. Në përfundim të mbledhjes së këshillit të ministrave Kumbaro tha se ligji i 2015 nuk i përgjigjej realitetit dhe dinamikave të reja që pësoi turizmi vitin që lamë pas.

“Sot miratuam në mbledhjen e parë të qeverisë për këtë vit, ndryshime për një ligj të rëndësishëm. Turizmi ka qenë e do jetë kryefjalë, ligji i 2015 nuk i përgjigjej realitetit dhe dinamikave të reja. Edhe vizioni I qeverisë është shumë më i avancuar se ligji i 2015. Kjo bënte të nevojshme nevojën për ndryshime ligjore, qoftë për realitetet e reja në tregun e turizmit, kërkesat e konsumatorit, për të dhënë garanci më shumë për shërbime më cilësore. Është një mekanizëm edhe për formalizimin e tregut të turizmit.

Garantojmë konkurencë të ndershme, raport të ndershëm me tatimet në shtet. Gjithashtu institucionet e turizmit që janë brenda ministrisë, ishte e nevojshme që praktika reale të pasqyrohej në ligjin e ri. Nga ana tjetër japim disa nxitje në ligjin e ri për zhvillim të qëndrueshëm gjithëvjetor, me oferta.

Fusim disa dispozita që japin një rëndësi më të madhe statistikave në turizëm. Ky draft ka muja që punohet, është diskutuar në shumë tryeza dhe po ecën paralalilsht me dy nisma të tjera, si strategjia kombetarë e turizmit 2024-2030, e cila do mbyllet brenda pranverës së këtij viti.” -u shpreh Kumbaro.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat