Më 8 janar, kryeministri Rama njoftoi ndryshimin më të ri në kabinetin qeveritar, krijimin e ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Me propozim të Edi Ramës, ditën e sotme Presidenti i vendit Bajram Begaj ka dekretuar emërimin e Blendi Gonxhes si Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Gjithahstu, me proporzim të kryeministrit, Begaj dekretoi shkarkimin e Elva Margaritit nga detyra e Ministres së Kulturës, si dhe dekretoi shkarkimin e Ervin Metes nga detyra e Ministrit të Financave dhe Ekonomisë.
Mete u dekretua në detyrën e Ministrit të Financave.