Vdiq papritur në gjykatë, Ilia Drini i akuzuar për shkaktim të vetëvrasjes së gruas

Shqipëria

Vdiq papritur në gjykatë, Ilia Drini i akuzuar për shkaktim të vetëvrasjes së gruas

Më: 12 janar 2024 Në ora: 17:53
Foto ilustrim

Detaje të reja janë mësuar nga vdekja e shtetasit Ilia Drini, i cili ndërroi jetë në ambientet e Gjykatës Penale të Tiranës, teksa ishte një person nën hetim për çështje penale.

Dyshohet se Drini ndërroi jetë si pasojë e një sulmi në zemër.

Ai akuzohej nga organi i akuzës për veprën penale “Shkaktim i vetëvrasjes në dëm të shtetases Ada Xheblati”.

Viktima ka përndjekur ish-bashkëjetuesen e tij duke e shtyre drejt vetëvrasjes, thuhet në dosjen e prokurorisë së siguruar nga Euronews Albania.

Ish-bashkëjetuesja e kishte denoncuar disa herë në polici dhe kishte kërkuar urdhër-mbrojtjeje, por ai e përndiqte dhe e ofendonte me fjalë të rënda në publik, duke i përmendur dhe sëmundjen e Epilepsisë.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të sakta të vdekjes së 68-vjeçarit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat