Zjarri në Pogradec, flet vëllai i kryefamiljarit që iu dogj shtëpia: Për 30 sekonda u shkatërrua, nuk mbeti asgjë

Shqipëria

Zjarri në Pogradec, flet vëllai i kryefamiljarit që iu dogj shtëpia: Për 30 sekonda u shkatërrua, nuk mbeti asgjë

Më: 12 janar 2024 Në ora: 21:21
Foto nga vendi i ngjarjes

Një banesë u shkrumbua nga flakët rreth orës 18:00 sot në fshatin Leshnicë, të bashkisë së Pogradecit.

Gazetarja Lorena Kodra ka intervistuar për News24 dhe BalkanWeb vëllanë e kryefamiljarit që iu dogj banesa.

Ai shprehet se për 30 minuta u shkatërrua shtëpia dhe se nuk mbeti asgjë pa u djegur, teksa i bëri thirrje shtetit që të ndihmojë familjen e vëllait të tij për të rindërtuar shtëpinë.

Për 30 sekonda u shkatërrua shtëpia. Nuk mbeti asgjë, zjarri ra në orën 18-18:30. Unë isha në shtëpi kur më morën e më thanë që ka rënë zjarri. Lajmëruam zjarrfikësen dhe erdhën, shumë shpejtë madje, nuk kishin çfarë të bënin. Nuk shpëtoi asgjë. Edhe lekët që kishim u dogjën, shyqyr që shpëtuam të 5-të. Shteti po të rregullojë shtëpinë tim do ishte ndihmë e madhe”, u shpreh ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat