Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së premtes në Tiranë, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një person.
Gazetarja Xhensila Kodra raporton se ngjarja ka ndodhur te rrethrrotullimi në Selitë.
Mësohet se personi, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është plagosur lehtë në këmbë pa rrezik për jetën.
Ende nuk dihet autori/ autorët dhe shkaqet e e kësaj ngjarjeje.