Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e 30 deputetëve të opozitës parlamentare (deputetë mbështetës të “Rithemelimit” dhe grupit të Gazment Bardhit) për shqyrtimin e marrëveshjes së emigrantëve me Italinë në seanca publike.
Opozita ka kundërshtuar fuqishëm marrëveshjen Rama-Meloni për emigrantët dhe ka kërkuar që kjo marrëveshje të shpallet anti-kushtetuese.
Kjo marrëveshje është kundërshtuar edhe nga opozita në Itali, të cilët pretendojnë se nuk i shërben interesit publik.
Kujtojmë se marrëveshja në fjalë parashikon vendosjen në një kamp që do të ngrihet në vendin tonë të emigrantëve afrikanë të kthyer nga Italia, deri në momentin e shqyrtimit të dokumentacionit të tyre.