Denis Deliu, deputet i PS foli në lidhje me situatën e trazuar në Ballkanin Perëndimor.
Në një intervistë për Euroneës Albania ai theksoi se situata nuk është e qetë duke nënvizuar se vendet e Ballkanit Perëndimor po armatosen.
Mes tjerash ai nënvizoi se Serbia po e bën të detyrueshëm futjen e shërbimit ushtarak në vend.
“Situata aktualisht në botë nuk është e qetë. Ne kemi informacione nga burime të hapura, por dhe nga shërbimet inteligjente, që situata në Ballkan është e brishtë, sulmi i fundit i Banjskës e tregoi, ndërkohë që kemi Republikës Sërpska në Bosnje në prag konflikti. Të gjitha palët e ngrenë shqetësimin te rasti i Bosnjes. Para disa ditësh kemi pasur liderin serb në Bosnje, Dodik që u bën thirrje të gjithëve serbëve të Bosnjes të dorëhiqen dhe ti bashkohen planeve që ata kanë.
Kemi dhe vizitën e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, në disa vende të NATO-s, që ishte një vizitë paralajmëruese, ku i tregonte Serbisë por dhe Rusisë që NATO është e vendosur për të ruajtur stabilitetin në Ballkan. Shtetet po armatosen, dhe para disa ditësh lexova se Serbia po bën të detyrueshëm për të rifutur shërbimin ushtarak”-tha ai.