Zjarri në spitalin e Shkodrës, ministrja e Shëndetësisë e viziton nga afër: Është kthyer normaliteti!

Shqipëria

Zjarri në spitalin e Shkodrës, ministrja e Shëndetësisë e viziton nga afër: Është kthyer normaliteti!

Më: 14 janar 2024 Në ora: 13:53
Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu

Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu ka inspektuar sot repartin e kirurgjisë pranë spitalit të Shkodrës i cili një natë më parë u përfshi nga flakët.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale ajo thotë se po hetohen shkaqet, ndërsa çdo gjë i është kthyer normalitetit.

“Në Spitalin Rajonal të Shkodrës bashkë me Kryetarin e Bashkisë Benet Beci pamë nga afër ambientin ku mbrëmë u përfshi nga zjarri një nga dhomat e mjekëve në pavionin e kirurgjisë, i cili u vu nën kontroll në një kohë rekord dhe shkaqet po hetohen.

Tashmë çdo gjë është kthyer në normalitet dhe pacientët e qytetarët marrin të gjitha shërbimet e nevojshme.

Faleminderit personelit mjekësor dhe forcave zjarrfikëse për reagimin në kohë që kjo situatë të kalonte pa probleme për pacientët e stafin mjekësor”, shkruan ministrja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat